Celebrities Gossip Music

Projekti i ri muzikor i Ava Max me DJ Tiësto, brenda pak ditësh një sukses i vërtetë!

Ava Max është një prej artisteve shqiptare më të suksesshme me famë botërore. Ylli i muzikës ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor “The Motto”, në bashkëpunim me DJ e njohur, Tiësto. Bashkëpunimi i dyshes po pritet shumë mirë nga fansat e tyre që në ditët e para të lançimit, duke e kthyer një prej këngëve të dëgjuara në platforma të ndryshme.

Vetëm në platformën ‘Spotify’, kjo këngë ka grumbulluar 10 milionë dëgjime në javën e parë të lançimit. Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja 27-vjeçare përmes një InstaStory, e cila ka shpërndarë një postim nga një faqe e fansave të saj.

Vlen të theksojmë se Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë. Kjo nuk është hera e parë që ai bashkëpunon me një këngëtare shqiptare. Më herët ai ka realizuar një bashkëpunim me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual” e që numëron mbi 145 milion klikime.

Sa i përket Ava-s, para se të bëhej e famshme, ajo ka qenë një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë. Ajo e dinte se gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhej një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

Max ka treguar gjithashtu se nëna e saj duhej të hiqte dorë nga ëndrra sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para dhe nuk e dinte gjuhën shumë mirë.