Celebrities Food & Drink

Projekti më i ri i Eminem nuk ka aspak lidhje me muzikën!

Eminem mund të jetë një reper, aktor dhe producent që ka fituar shumë çmime si ‘Oscar’apo edhe ‘Grammy’ por tani ka vendosur që të merret me një tjetër gjë komplet ndryshe. Ai do të marrë një titull të ri si pronar restoranti, pasi ai së fundmi ka vendosur që të ketë restorantin e tij.

Ai do të hapë restorantin me ushqimin më të njohur italian siç janë makaronat spaghetti, të njohura ndryshe si ‘Sphagetti Mom’ në Detroit. Emri ‘Spaghetti Mom’ vjen drejtpërdrejt nga kënga e tij e vitit 2002 “Lose Yourself”, e paraqitur gjithashtu edhe në filmin “8 Mile”.

‘Spaghetti Mom’ erdhi për herë të parë si një dyqan në Detroit në ‘The Shelter’ në vitin 2017 gjatë kohës që Eminem po promovonte albumin e tij “Revival”. Menaxheri i Eminem, Paul Rosenberg në një deklaratë të dhënë, ka treguar se:

Ne jemi argëtuar shumë duke e bashkuar këtë projekt me njerëzit në Union Joints dhe përgjigja nga fansat ka qenë jashtëzakonisht pozitive. Shfaqjet e mëparshme paraprake ishin vërtet një provë për ne për të përcaktuar nëse kishte entuziazëm për një vend të ‘Spaghetti Mom’, i cili do të ishte i hapur gjatë gjithë vitit.

Pika e re e këtij restoranti do të jetë në WoodWard Ave dhe do të ketë vende të kufizuara ku të gjithë mund t’i bëjnë porositë e tyre në dritaren e hapjes të restorantit. Ndër ofertat kryesore janë Spaghetti Mom për 9 dollarë, Spaghetti Mom me qofte për 12 dollarë dhe Sanduiçi Sgetti që janë makaronat e fërguara midis dy fetave të bukës më çmimin 11 dollarë.

Në një video të publikuar në Youtube nga vetë restoranti thuhet se:

“Spaghetti Mom – gjithçka është gati.

Konsumatorët gjithashtu mund të ngjisin shkallët dhe sipër restorantit në katin e dytë është një dyqan për adhuruesit e këngëtarit Eminem që përmban mallra dhe sende të paharrueshme sidomos nga ‘8 Mile’.