Sociale

Projekti me të rinjtë, larg celularëve por më pranë njëri-tjetrit dhe natyrës

Në një kohë kur të rinjtë janë fokusuar në rrjetet sociale dhe komunikim virtual, një projekt ambicioz synon të fuqizojë jetën sociale mes të rinjve, duke njohur, ruajtur dhe promovuar natyrën dhe monumentet natyrore të vendit.

Një mangësi kjo që buron edhe nga shkolla, por që synohet të plotësohet nga organizatorët. Të rinj nga Shkodra dhe Elbasani ndihen mjaft të kënaqur me këtë projekt dhe mundësia që po i jepet për të njohur dhe respektuar natyrën si dhe për shoqëritë e reja që krijojnë.

Ndalesa e radhës e këtyre të rinjve ishte qarku i Elbasanit, ndërsa projekti pritet të vijojë edhe me zona të tjera të vendit.

Ndërkohë nga ana tjetër, në më pak se 10 sekonda, Apple ka arritur të fitojë rreth 17 mijë dollarë. Të tjerë gjigantë si Google, Microsoft apo Amazon arrijnë të gjenerojnë deri në 1 mijë dollarë për sekondë. Aktorë nga ky treg tregojnë që nëse pandemia e COVID-19 nuk do të kishte ndodhur, fitimet do të ishin nga 10 deri në 15% më të ulta.

Apple gjendet në krye të listës si biznesi më fitimprurës në SHBA, duke gjeneruar rreth 152 miliardë dollarë në ditë, pra 1.752 dollarë për çdo sekondë. Sipas përllogaritjeve të revistës ‘Forbes’, aktualisht në botë janë 365 miliarderë që kanë ngritur pasurinë e tyre falë teknologjisë, krahasuar me 241 para pandemisë.

Pandemia e koronavirusit i ka mbushur edhe më shumë llogaritë e të pasurve. Rreth 573 persona i janë bashkuar listës së miliarderëve të botës që prej vitit 2020, sipas shifrave të publikuara së fundmi nga ‘Oxfam.’ Praktikisht, gjatë pandemisë, botës iu shtua një miliarder çdo 30 orë.

Raporti, i cili u përpilua nga të dhënat e ‘Forbes’, analizon rritjen e pabarazisë në dy vitet e fundit dhe u publikua gjatë organizimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku mblidhen njerëzit më të pasur dhe liderët e globit. Ndërsa pasuria e miliarderëve është rritur, në dy vitet e fundit ka patur një përkeqësim të gjendjes së të varfërve, duke vënë në rrezik përparimin e arritur në dekadat e fundit në luftën kundër varfërisë.