Aktualitet

Protesta në PD/ Ambasadorja Yuri Kim shprehet se: SHBA janë të shqetësuara, ata që nxisin dhunën do jenë përgjegjës!

Pas nisjes së protestës së thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë. Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda. Në lidhje me këtë situatë në Partinë Demokratike ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim duke bërë thirrje që të mos ketë dhunë.

Yuri Kim  në Twitter u bën thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi.

Ata të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin do të vihen para përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me tensionet në rritje në selinë e Partinë Demokratike teksa protestuesit janë duke përdorur forcë. Ne u bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi. Ata të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin do të vihen para përgjegjësisë.