Bota

Protestat në Peru/ Ndërtesa historike në Lima merr flakë ndërsa protestat vazhdojnë!

Një ndërtesë historike në Lima mori flakë të premten, ndërsa protestat kundër Presidentes së Perusë vijon ende.

Zjarrfikësit luftuan për të shuar zjarrin dhe mendohet se ndërtesa, në Plaza San Martín, ishte bosh gjatë zjarrit.

Mijëra protestues nga i gjithë vendi u derdhën në Lima në fillim të javës për të marrë pjesë në një marshim masiv duke kërkuar dorëheqjen e Presidentes Dina Boluarte pas gati gjashtë javësh trazira që kanë vrarë më shumë se 50 njerëz, duke përfshirë një oficer policie dhe tetë persona.

Gjithashtu dhjetëra jetë janë humbur gjatë demonstratave të javës në Peru, pasi ish-udhëheqësi Pedro Castillo u rrëzua.