Sociale

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta, publikohen datat!

Publikohen datat e provimeve të lirimit për klasat e 9-ta.
Ministria e Arsimit njoftoi se ato do të nisin më 16 qershor. Sipas udhëzimit të miratuar, në këtë datë, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën Gjuhë Shqipe.

Ndërkaq më 21 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën e Matematikës. Prova e fundit do të jetë testi i gjuhës së huaj, që do të zhvillohet në datën 25 qershor. Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë Amtare, që do të jepet në datën 11 qershor.

Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ky është viti i dytë që nxënësit përballen me kushtet e pandemisë, duke zhvilluar mësim në mënyrë të kombinuar, një pjesë online dhe pjesa tjetër në shkollë.  Nxënësit mbetës kanë të drejtë t’i japin ato në sesionin e dytë sipas procedurave të parashikuara në rregulloren për zhvillimin e provimeve në vend.