Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Provokimi i Encës për ndjekësit e saj e bëri atë të kuptojë shumë gjëra…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi Enca u ka bërë një ‘reng’ ndjekësve të saj, duke postuar në ‘Instastory’ një foto, ku duket duke u puthur në buzë me dikë. E dihet se për shkak të kësaj fotoje komentet dhe aludimet e ndjekësve kanë qenë të shumta lidhur me personin me të cilin bukuroshja shfaqet duke u puthur, duke menduar kështu, se ka nisur një lidhje dhe dëshiron që tashme ta bëj publike. Por kjo ishte vetëm një lojë nga ana e Encës, e cila më pas me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ ka shpjeguar rengun dhe ka treguar se puthja ishte me statujën e dyllit të Kanye West.

Së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë. Megjithatë, para pak ditësh, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.