Aktualitet Politikë

PS depoziton propozimin për ndryshimet kushtetuese/ Kërkohet zgjatje e afateve të Vettingut deri më 2024.

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend amendamentin për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.

Sipas amendamentit kushtetues, parashikohet që mandati i Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik të përfundojnë në 31 dhjetor të vitit 2024.

Kujtojmë që mandati i organeve të Vetingut përfundonte në vitin 2022.  Tanimë mazhoranca do të kërkojë votat e opozitës, pasi ndryshimet kushtetuese kërkojnë së paku 93 vota pro për të kaluar në Kuvend.

Kryeministri Rama deklaroi sot se procesi i pastrimit në drejtësi nuk mund të ndërpritet, duke shtuar se reforma në drejtësi bazohet në partneritet me SHBA-të.

Balla: Vettingu finalizohet me 30 muaj shtesë. Një mesazh edhe për Metën.

Pasi Partia Socialiste depozitoi në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili thotë se ky proces zgjatet edhe me 30 muaj të tjerë, kohë e mjaftueshme sipas tij për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Do doja të ndaja faktin se dje grupi i PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e një grupi për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionirit Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut deri më 31,12,2024. Duke shtuar 30 muaj të tjera. Janë të mjaftueshme për të përmbyllur procesin e vetingut. Rama e tha se sot kjo është një vijueshmëri  e reformës në drejtësi. Është çështje sa teknike dhe e rëndësishme, sepse ruajtja e të njëjtit standard në proces për të vazhduar pastrimin e procesit në drejtësi për ata prokurorë dhe gjyqtarë me probleme. Vijimi i procesit të vetingut është domosdoshmëri. Partitë të qëndrojnë larg siç e kam thënë. Themeli i reformës heqja e çdo lloj ndikimi që vjen nga partitë. Është një skemë e re që ka filluar të japë rezultate. Themele të drejtësisë së re që po rilindin mbi gërmadhat e mëdha, tha Balla.

Balla është pyetur edhe në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias, se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencën të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkese të paraqitur në muajin korrik nga vetë kjo Gjykatë. Ai tha se pas vendimit të të Venecias “topin” e ka presidenti Ilir Meta.

Komisioni i Venecias është sot në seancë, siç e kemi bërë zakon asnjëherë sjemi shprehur para se dokumenti të jetë zyrtar, natyrshëm se PS do ketë një pozicion, megjithëse Venecia është shprehur njëherë për zgjedhjet. Ato ishin zgjedhje të bazuara në kushtetutë. Të gjitha forcat që kanë marrë vendime për të bojkotuar zgjedhjet besoj se qasja e Komisionit të Venecias është i duhuri për këto që bojkoton zgjedhjet. Është kushtetuta ajo, Rama thjesht ka cituar kushtetutën dhe ligjin e zgjedhjeve. Në momentin e krijimit të një vakance atëherë presidenti ka një afat brenda të cilit duhet ta urshtrojë kompetencën për të thirrur zgjedhje në atë bashki. Meta ka pasur arsyetim që lidhej me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Për zgjedhjet e 30 qershorit pritet  të shprehet kushtetuesja, pas saj edhe Meta është shprehur se vendimi i Gjykatës është i padiskutueshëm. Jemi në kushte që të presim datën e zgjedhjeve përkatëse. Siç tha Rama kjo është një parashikim nga kushtetuta dhe se kushtetutën duhet ta respektojmë të gjithë nga kryetari  i shtetit deri  te qytetari më i thjeshtë, shtoi Balla.