Aktualitet Politikë

‘PS do të tronditet nga themelet’? Gazetari Artan Hoxha zbulon lëvizjen e ardhshme të SHBA-ve pas Berishës

Pak ditë më parë shpallja non-grata e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij ishte një ngjarje politike që shkundi Partinë Demokratike, pak ditë para zgjedhjeve për kryetarin e ri të kësaj partie që do të zhvillohen më 13 Qershor.

Të gjithë patën një reagim kundrejt vendimit të DASH, përkatësisht sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken i cili e konsideroi Sali Berishën si një ndër figurat politike më të korruptuara në vend. Vetë ish-Kryeministri në një reagim zyrtar pas futjes në listën e zezë tha se pavarësisht gjithçkaje, nuk do të largohet nga politika.

Thënë kjo, pak orë më parë gazetari dhe analisti Artan Hoxha ka paralajmëruar duke u shprehur se rradhën për t’u goditur nga Shtetet e Bashkuara e ka Partia Socialiste. Sipas tij, në të ardhmen SHBA-ja do të shpallë non-grata disa ish-ministra të Ramës. Ai shtoi se do të ketë sekuestrime pasurish e jo vetëm. Gjithashtu përflitet se i njëjti fat e pret edhe Presidentin, Ilir Meta pasi të largohet nga detyra vitin e ardhshëm.

E njëjta gjë si me Sali Berishën ka për të ndodhur me ish-ministrat e qeverisë Rama që nuk janë më ministra, sidomos për akte korruptive. E para gjë që të bën Amerika, të zhvesh nga pasuria që mos të kesh mundësi të blesh, të korruptosh.