Aktualitet Politikë

PS mbledh Kryesinë, diskutime për kandidatët për zgjedhjet vendore!

Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 18.00 kryesinë. Në këtë mbledhje të parë, pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, fokusi të jetë të zgjedhjet vendore të pranverës së vitit të ardhshëm.

Anëtarët e kryesisë do të diskutojnë për procesin e zgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie.

Po ashtu do të diskutohet edhe për agjendën politike të mazhorancës dhe nismat që ka ndërmarrë për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit.

]Kryesia pritet të vendosë edhe për mbajtjen e asamblesë së partisë si dhe për ndryshime të drejtuesve politik në qarqe.