Aktualitet Politikë

PS rrëzon kërkesën e deputetëve demokratë, nuk ka debat në seancën për ndryshimet në qeveri!

“Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë”.

Kështu deklaron deputeti i PD-së Lefter Gështenja i cili shprehet se vjedhja e inceneratorëve dhe koncesionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama! Seanca për votimin e ministrave të rinj do të jetë nesër në orën 17:00.

“Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë. Arsyeja është e thjeshtë, Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave, që largimi i disa ministrave lidhet me faktin se gjenden para arrestimit. Vjedhja e inceneratorëve dhe koncensionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama!”, shkruan Gështenja.