Politikë

PS zgjedh drejtuesit lokalë, Veliaj drejton sërish Tiranën; në total 561 kandidatë! Gjiknuri: 28 degë do drejtohen nga gratë!

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të premte kryesinë për zgjedhje e 61 kryetarëve të degëve në këtë parti.

Kryesocialisti Edi Rama ka publikuar shifrat e kandidatëve për kryetarë ku në total janë 561 kandidatë për kryetarë në bashki. 34% e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë. Ndërkohë 263 kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç ose 47% e kandidaturave. Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi. Ndërsa nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.

Sipas burimeve, në mbledhjen e kryesisë, do të shqyrtohet i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani si dhe do të analizohen kandidatët e paraqitur në secilin takim të zhvilluar në të gjitha zonat.

Pas marrjes së rezultateve nga komisioni i ngarkuar për të zhvilluar dëgjesat, kryesia e PS, në vijim do të bëjë edhe vendimarrjen e saj, për të caktuar kryetarët e rinj.

Në Kongresin e Partisë Socialiste u vendos shkarkimi i të gjithë kryetarëve të degëve me qëllim riorganizimin e partisë për zgjedhjet vendore të 2023. Të gjithë kandidatët për krerët e degëve shpalosën programin e tyre përpara anëtarësisë.

Partia Socialiste ka zbuluar emrat e rinj të kryetarëve për 61 bashkitë e vendit.

Ishte Blendi Klosi ai që prezantoi emrat e 61 bashkive pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Lista:

Komisioni i Posacëm mori vendimin për listën:

Qarku Shkodër– Ilmi Lakti Miral Petani
Fushë Arrës-Ervin Doda-
Bashkia Has-do të përsëritet procesi
Tropojë-Egzon Bashkshkurtaj

Durrës-Luan Zaza
Krujë- Redon Roshi
Tiranë– Erion Veliaj
Kamëz– Bekza Sulejamni
Kavajë– Marinela Aliaj
Rrogozhinë-Lufti Kashari
Belsh-Marglen Bali
Librazhd-Fatbardha Qatja
Berat-Valbona Zylyftari

Lajm në përditësim….