Celebrities Music Showbiz

Pse Alban Kondi nuk i dëgjon këngët e tij?!

Energjia e të gjithë atyre që kontribuojnë në TAR çdo ditë, orë e minutë, është detaji që e dallon atë nga të tjerat. Për nder të 25-vjetorit të Top Albania Radio-s, u organizua një mbrëmje gala me të ftuar të shumtë nga bota e artit dhe televizionit. Alban Kondi ka qenë gjithashtu i ftuar në këtë event special dhe i ka dedikuar disa fjalë TAR…

Top Albania Radio-s i uroj që të ketë jetë sa më të gjatë dhe të vazhdojë të kryejë këtë mision që ka marrë përsipër. Ajo ka bërë një shërbim shumë të madh, sidomos për muzikën shqiptare. Dhe përtej të gjithave, ka mbajtur një standard për të cilin duhet përgëzuar.

Pse ndodh që shpesh artistët nuk i dëgjojnë këngët e veta?

Sepse për sa kohë që ti e ke punuar, je marrë me çdo detaj, e ke konsumuar si emocion. Dhe ajo gjëja nuk të jep më një satisfaksion. Por kur kalojnë vite dhe ti e ke harruar veprën që ke bërë, atëherë fillon e të ngjall njëfarë emocioni. Pastaj kur dëgjon këngën tënde në radio është një moment shumë i nukur, sepse ti kupton që mesazhi yt po depërton në mijëra e mijëra njerëz, qoftë ai social, i momentit apo i dashurisë.

Presim një këngë të re prej teje?

Patjetër që po. Kjo është detyra jonë. Shumë shpejt. Datë specifike nuk kemi, por Brenda muajit që vjen.