Health & Beauty

Pse disa njerëz janë më të dobët përballë COVID-19, studimi italian zbulon arsyen!

Gjenet e trashëguara nga paraardhësi i njeriut neandertal luajtën një rol të rëndësishëm në shkaqet e vdekshmërisë nga Covid-19. Një studim i Institutit Mario Negri në Itali hedh dritë mbi shkaqet e shkallës së lartë të vdekshmërisë të regjistruar në disa zona, duke i dhënë një peshë vendimtare predispozicionit gjenetik të popullsisë.

Nga studimi i botuar në revistën iScience, mund të shihet se një rajon i caktuar i gjenomit njerëzor ishte i lidhur ndjeshëm me rrezikun për t’u sëmurur rëndë me Covid në banorët e zonave të Bergamos më të prekura nga pandemia gjatë valës së parë.

“Gjëja e bujshme është se 3 nga 6 gjenet që lidhen me këtë rrezik kanë ardhur në popullatën moderne nga Neandertalët, veçanërisht nga gjenomi Vindija që daton 50 mijë vjet më parë. Dikur ndoshta i mbrojti neandertalët nga infeksionet, tani shkakton një tepricë të përgjigjes imune e cila jo vetëm që nuk na mbron por na ekspozon ndaj një sëmundjeje më të rëndë”-shpjegoi Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit.

“Viktimat e kromozomit të Neandertalit në botë janë ndoshta një milion dhe mund të jenë pikërisht ata që, në mungesë të shkaqeve të tjera, vdesin nga një predispozicion gjenetik”-shtoi ai. 9,733 njerëz nga Bergamo dhe provinca e saj morën pjesë në studim dhe plotësuan një pyetësor.

“Rezultatet e hulumtimit i japin një përgjigje një prej pyetjeve që secili prej nesh i ka bërë vetes: pse disa e kontraktojnë virusin në mënyrë asimptomatike dhe të tjerët në një formë serioze?”tha presidenti i rajonit të Lombardisë. Ky është një hap i rëndësishëm në njohuritë shkencore mbi virusin SarsCoV2, i cili vjen ndërsa përgatitemi për fushatën e re të vaksinimit.