Celebrities Gossip Showbiz

Pse e fsheh Tea të dashurin e saj?!

Një nga personazhet e “Për’puthen” që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë Tea. Kujtojmë, se ajo doli nga programi e lidhur me Andin. Më pas, dyshja u nda dhe zemrën e Teas e rrëmbeu Bearti. Por, duket se as kjo lidhje nuk i rezistoi kohës, ndërkohë që Tea la të nënkuptuar se lidhja me Beartin ishte toksike.

Në një kohë, kur fansat mendonin se Tea po shijonte të qenit beqare, ajo e pranoi publikisht në “Shqipëria Live” se ishte në një lidhje. Mediat dhe fansat po presin me padurim që Tea të zbulojë të dashurin e saj, por duket se ajo nuk e ka në mendje të bëjë diçka të tillë.

Disa orë më parë, Tea ka publikuar në InstaStory disa Q&A, ku i është përgjigjur pyetjeve të fansave. Sigurisht që nuk mund të mungonte pyetja për të dashurin e saj të ri.

A nuk do ta bësh publik të dashurin?

No, no never again. (Jo, jo kurrë më.)

Duket se Tea e ka kuptuar që publiku dhe fansat ndikojnë negativisht në një lidhje. Fama dhe komentet e fansave ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme, deri te ndarja. Megjithatë, me siguri fansat janë ende në pritje për të njohur të dashurin ‘sekret’ të Teas.