Sociale Sot Nuk Është e Hënë

Pse është e vështirë për gratë mbi 35 vjeç të gjejnë një burrë të mirë?

Blerina Shehu ishte e ftuar ditën e sotme në “Sot Nuk Është e Hënë” nën moderimin e Koloretos, për të folur për një temë mjaft delikate dhe të prekshme. Ajo diskutoi për ‘fenomenin’ e grave beqare mbi moshën 35-vjeçare.

Fillimisht, Blerina nuk humbi rastin t’i ndante në dy grupe kategorinë e këtyre grave.

Kjo bashkësia e grave mbi 35 vjeçe është e përbërë, sipas një studimi, nga disa gra shumë cilësore dhe disa gra më pak cilësore. Këto gratë shumë cilësore janë tërheqëse, të shkolluara, të shoqërueshme. Dhe e kundërta, gratë më pak cilësore janë më pak tërheqëse, më pak të shoqërueshme, më pak të kërkuara.

Me nota mjaft humoristike, Blerina bëri një zbulim tepër interesant mbi atë që kërkojnë meshkujt dhe femrat te njëri-tjetri.

Nëse gratë kërkojnë cilësinë, burrat kërkojnë një grua të pashme.

Ndërkohë, ajo shprehu edhe pakënaqësinë për mënyrën si meshkujt propozojnë për martesë. Blerina tregon se në traditën tonë, martesa lind me një pyetje që burrat u bëjnë grave.

A do ti të martohesh me mua? Pra nuk i thotë unë të kam zgjedhur ty dhe ti do jesh e imja. Pra, nëse ajo i thote “jo nuk dua” ai shkon te një tjetër.

Në mbyllje, Blerina shprehet se këto gra mbi 35 vjeçe, kërkojnë meshkuj të ngjashëm me veten, pra të sofistikuar, të shkolluar dhe të emancipuar.