Celebrities Gossip

Pse është Travis Scott partneri ideal i Kylie Jenner në prindërim?!

Kylie Jenner mund të jetë vetëm 24 vjeçe, por ajo ka kohë që ka arritur të fitojë dashurinë e shumë prej fansave të saj. Dikur foshnja e familjes më të famshme të një “reality” në botë, sot themeluese e “Kylie Cosmetics”, duket se ajo ka arritur ta menaxhojë mjaft mirë suksesin e serialit ku ka qenë pjesë.

Sigurisht, lëvizja e saj më e kontrolluar deri më tani ishte vendimi për të pasur fëmijën e saj të parë në moshën 20-vjeçare me Travis Scott. Lajmi që ajo ishte shtatzënë erdhi si një tronditje për fansat, edhe pse motrat Kardashian-Jenner janë shumë të afta për të befasuar me të vërtetë këdo. Askush nuk dyshoi se si fëmija i Kylie do të rritej, gjithnjë me mbështetjen e një familjeje të lidhur ngushtë dhe shumë të dashur.

Por kush ishte ky Travis Scott, njeriu që Kylie besoi mjaftueshëm që pas disa muajsh takimesh u bë partneri i saj në prindërim? Ndërkohë, duket se ai ka qenë një lloj babai i përkushtuar që e bëri Kylie të dëshirojë të ketë një fëmijë tjetër me të, teksa vazhdojnë të qarkullojnë thashetheme për një shtatzani të mundshme të Kylie.

Edhe pse, nuk ka ndonjë sqarim zyrtar nga asnjëri prej tyre në lidhje me gjendjen e marrëdhënies që nga ndarja miqësore në vitin 2019, mediat e huaja raportuan më 20 gusht se fëmija i tyre i dytë do të vijë së shpejti. Megjithatë, nëse po pyesni veten se çfarë e bën Travis Scott një partner dhe prind ideal në sytë e Kylie, po ju kujtojmë një nga deklaratat e ndjera dhe romantike që ka bërë dikur.

Stormi, të dua dhe, Grua, të dua!

Gjithashtu, Travis ka arritur ta përballojë mjaft mirë ndarjen nga Kylie dhe mos ta përfshijë atë në marrëdhënien me vogëlushen e tyre. Ndryshe nga motrat e saj me ish-partnerët e tyre, Kylie kurrë nuk ka patur debate të theksuara me Travis. Ata kanë patur gjithnjë një marrëdhënie të shëndetshme për të rritur sa më mirë Stormi. Fjalët e tij romantike, gjestet e tij të ndjera, dhe kujdesi e pjekuria që ka treguar në marrëdhënien me Kylie pas ndarjes, me siguri janë arsye bindëse për t’i dhënë atij një mundësi të dytë.