Celebrities Gossip Showbiz

Pse Eva Mendes nuk poston fotot që i bën Ryan Gosling?!

Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë një nga çiftet më të veçanta të Hollywood-it, jo vetëm sepse kanë qëndruar bashkë për afërsisht një dekadë, por edhe sepse kanë arritur të menaxhojnë në mënyrë perfekte famën duke e mbajtur atë jashtë lidhjes së tyre, e duke ruajtur një marrëdhënie tepër private.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit, është se dyshja jo vetëm që nuk poston foto së bashku, por gjithashtu Eva nuk ndan me ndjekësit fotografi të shkrepura nga Ryan. Disa orë më parë, Eva shpërndau një foto në Instagram ku dukej shumë bukur e veshur me një fustan lejla. Një fans nuk duroi dot pa pyetur.

Sa  nga fotot e tuaja janë shkrepur nga Ryan?

Aktorja nuk nguroi t’i përgjigjej komentuesit duke e mohuar kështu diçka të tillë.

Asnjëra nga ato që postoj. Unë kap fotot e mikeshave të mia dhe ato fotot e mia. Është diçka vajzash.

Dyshja e mban mjaft private marrëdhënien dhe ndoshta kjo është më së shumti një dëshirë e aktorit, i cili madje nuk ka faqen e tij zyrtare në Instagram. Kujtojmë, se në vitin 2020, një tjetër fans komentoi në një video të Eva.

Burri dhe fëmijët e saj janë privatë.

Eva nuk e la pa përgjigje as këtë komentues.

Unë do të postoj vetëm foto të vjetra që janë publikuar tashmë. Burrin dhe fëmijët e mi do t’i mbaj privatë. Kjo është e rëndësishme për mua.

Duket se Eva dëshiron të jetë private në çdo aspekt, saqë as nuk i lejon vetes të postojë foto të fotografuara nga Ryan. Gjithsesi, fansat vazhdojnë të shijojnë fotot e bukura që ajo poston, të shkrepura nga mikeshat e saj.