Pse janë shtuar divorcet gjatë pandemisë?
Sot Nuk Është e Hënë • 22:15 19/01/2021
Pandemia na detyroi të qëndronim mbyllur për një kohë të gjatë. Shkalla e divorcit po rritet në të gjithë botën dhe ekspertët e marrëdhënieve paralajmërojnë se kurba e divorceve për shkak të pandemisë mund të mos ketë arritur ende kulmin. Koloreto Cukali në emisionin e tij “Sot nuk është e hënë” diskutoi rreth divorceve gjatë pandemisë. Sipas studimeve që ai kishte lexuar muaji janar ishte koha kur çiftet ndaheshin më shumë. Për mirë apo për keq, pandemia ka detyruar të gjithë ne të vendosim një lupë gjigante mbi jetën tonë personale. Për disa, të kaloje më shumë kohë në shtëpi ishte pozitive, por ka qenë gjithashtu një kohë e rrezikshme për ata që ishin në marrëdhënie abuzive ose të dhunshme. Organizata bamirëse e dhunës në familje ‘Refuge’ raportoi një rritje prej 50% të krizës në çifte Ndërsa çiftet qëndrojnë gjithë ditën në shtëpi me njëri-tjetrin kanë më shumë gjasa të debatojnë dhe të kenë konflikte. Gjithashtu do të zbulojnë më kollaj të metat e partnerit. Koloreto përmendi se kishte lexuar një informacion lidhur me divorcet gjatë pandemisë dhe bëhej fjalë pikërisht për çiftet që ftonin edhe çifte të tjera në shtëpi. Pra bashkëjetonin dhe shkëmbenin partnerët. Këto dhe shumë fakte të tjera kanë ndikuar duke e çuar marrëdhënien drejt ndarjes.
Nga Neuralink deri tek romantizmi i jetës së përditshme – SNËH 15/04/2024
Sot Nuk Është e Hënë 17:35 16/04/2024
“Romantizmi i jetës së përditshme” – Trendi më i ri në TikTok!
Sot Nuk Është e Hënë 17:28 16/04/2024
A e dinit se ëndrrat që ne shohim natën varen nga pozicioni ynë i gjumit?!
Sot Nuk Është e Hënë 17:17 16/04/2024
Fjalët “e çmuara” në Fjalorin e Gjuhës Shqipe! – SNËH 15/04/2024
Sot Nuk Është e Hënë 17:10 16/04/2024
Pas implementimit të Neuralink në trurin e tij, ja çfarë ka bërë për herë të parë ky individ…
Sot Nuk Është e Hënë 17:09 16/04/2024
“Shoqëria e sfilitur”, ‘sëmundja’ e kohëve moderne nga Byung-Chul Han!
Sot Nuk Është e Hënë 17:05 16/04/2024
Cila është gjëja e madhe që do të trondisë politikën shqiptare në fund të prillit?
Sot Nuk Është e Hënë 17:03 16/04/2024