Sociale Sot Nuk Është e Hënë

Pse janë shtuar divorcet gjatë pandemisë?

Pandemia na detyroi të qëndronim mbyllur për një kohë të gjatë. Shkalla e divorcit po rritet në të gjithë botën dhe ekspertët e marrëdhënieve paralajmërojnë se kurba e divorceve për shkak të pandemisë mund të mos ketë arritur ende kulmin.

Koloreto Cukali në emisionin e tij “Sot nuk është e hënë” diskutoi rreth divorceve gjatë pandemisë. Sipas studimeve që ai kishte lexuar muaji janar ishte koha kur çiftet ndaheshin më shumë.

Për mirë apo për keq, pandemia ka detyruar të gjithë ne të vendosim një lupë gjigante mbi jetën tonë personale. Për disa, të kaloje më shumë kohë në shtëpi ishte pozitive, por ka qenë gjithashtu një kohë e rrezikshme për ata që ishin në marrëdhënie abuzive ose të dhunshme. Organizata bamirëse e dhunës në familje ‘Refuge’ raportoi një rritje prej 50% të krizës në çifte

Ndërsa çiftet qëndrojnë gjithë ditën në shtëpi me njëri-tjetrin kanë më shumë gjasa të debatojnë dhe të kenë konflikte. Gjithashtu do të zbulojnë më kollaj të metat e partnerit.

Koloreto përmendi se kishte lexuar një informacion lidhur me divorcet gjatë pandemisë dhe bëhej fjalë pikërisht për çiftet që ftonin edhe çifte të tjera në shtëpi. Pra bashkëjetonin dhe shkëmbenin partnerët. Këto dhe shumë fakte të tjera kanë ndikuar duke e çuar marrëdhënien drejt ndarjes.