Health & Beauty

Pse meshkujt gjithmonë e më shumë po vendosin make-up?!

Nga një krem i lehtë hidratues për lëkurën dhe buzëkuqi i tejdukshëm i buzëve, te hijet e ndritshme të syve dhe qerpikët fallso, ka shumë mënyra të ndryshme që meshkujt po përdorin grimin në ditët e sotme. Ndërsa për shumë njerëz grimi tek meshkujt ende ndihet si tabu. Kohët e fundit ne po shikojmë gjithmonë e më shumë meshkuj që po fiksohen pas grimit nga daljet publike deri te personat e thjeshtë.

Meshkujt e përdorën make-up qindra e mijëra vjet më parë

Imazhi i Faraonit Tutankhamun me vetullat dhe sytë e tij të lyera. Pra grimi tek meshkujt nuk është diçka e re dhe ne mund ta gjejmë historinë që në Egjiptin e lashtë, ku burrat do të vendosnin vajra dhe yndyrna në lëkurën e tyre për ta mbrojtur atë nga nxehtësia e shkretëtirës dhe rrezet e diellit. Meshkujt nga Roma e lashtë gjithashtu u inkurajuan të përdorin grimin nën ndikimin e atyre që i pushtuan, përfshirë Egjiptianët, që të mos njiheshin.

Gjatë kohës së Mbretëreshës Elizabeth I, burrat vendosnin fondatinë në fytyrat e tyre dhe në Japoni në shekullin e 17-të, aktorët meshkuj nga teatri Kabuki do të vendosnin një përbërje tërheqëse me vija të kuqe dhe të zeza në një sfond të trashë të bardhë të krijuar me ndihmën e miellit të orizit. Duke iu afruar kohëve moderne, duhet të përmendim epokën e Hollywood-it të vjetër, që solli makeup-in për meshkuj në ekranin e madh dhe në vëmendjen e publikut.

Në treg po shfaqen më shumë produkte kozmetike për meshkujt

Meshkujt kanë përdorur kozmetikë që nga kohërat antike, por deri vonë kishte shumë pak produkte kozmetike të dizajnuara posaçërisht për ta. Gjërat po ndryshojnë tani pasi më shumë kompani po prodhojnë kozmetikë për meshkuj dhe po i shesin këto produkte në sallonet e bukurisë. Sigurisht, meshkujt mund të përdorin edhe grimin e femrave, por kohët e fundit zhvillimet e produkteve kanë avancuar.

Në galerinë e mëposhtme janë disa artistë të grimit, të cilët kanë bëre disa eksperimente bukurie.