Celebrities Gossip Showbiz

“Pse na përmendni emra të tillë në këtë orë të ditës, na e shpifët“, Sindi nuk përmbahet me ofendime ndaj Sarës

Sindi Loci dhe Sara Malaj janë dy ish- konkurrente të “Për’Puthen” që dhe pas mbarimit të programit prodhojnë shpeshherë lajme duke rrëmbyer kështu vëmendjen e mediave me ose pa dashje. Së fundmi, duket se dy vajzat kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra-tjetrës.

Ka qenë Sindi e para ajo që e ftuar në një emision së fundmi, kur i është treguar fotografia e Sarës dhe opinioni për të nuk ka patur një reagim aspak të mirë.

Pse na përmendi emra të tillë në këtë orë të ditës. Na e shpifët!

Mesa duket, Sarës i ka shkuar menjëherë në vesh ky koment i Sindit dhe nuk ka qëndruar pa ja kthyer në rrjete sociale. Me anë të një Instastory në llogarinë e saj në Instagram, ajo i drejtohet Sindit me fjalët:

Zonjushë Sind Minioni normal që do ta shpifi Sara se mirë Atdheun ta hoqa nga harta, por edhe Gelin që mendove që kishte çerek shansi s’të lashë ta shijoje takimin deri në fund. S’ke faj edhe unë po të isha në vendin tënd do e urreja veten time.

Sërish, nëse mendoni se debati ‘online’ mes vajzave ka përfunduar e keni gabim. Sindi vazhdoi me kundërpërgjigje ndaj Sarës, këtë herë dhe ajo nga Instagrami i saj.

Më fal çfarë më kishe marrë ti nga kjo etapë e mbyllur?! Që zgjati 2 javë. Këtë kishe marrë?! Je e vogël Sarushe, ti je veterane e eksperiencave dhe je shumë e zgjuar po me minionin e vogël je içik si shumë larg… Këto janë fjalët dhe çfarë mbahet mend për mua në rrugëtimin tim thënë nga fiksimi yt dhe i të gjithëve… ndërsa nga ty mbahet mend vetëm e qeshura jote e mrekullueshme. Nuk e kuptoj pse ju vjen kaq habi kur fjalët që unë kam thënë dje në emision, ti i ke thënë për mua në një live në Instagram. Ti mund të flasësh çdo gjë?! Dhe unë mos të flas se pastaj i bie që po sulmoj femrat?! Unë nuk reagova në moment, gjeta momentin e duhur dhe e thashë… ty të dogjën fjalët e tua? Do vëmendje?! Apo do pak followers real?! Edhe njëherë që mos t’ju djegi fare… Unë Atdheun e kam shok shumë të mirë dhe ai më ka shoqe po ashtu, ndryshe nga ty. Dhe nuk më ke marrë asgjë se po të ishte i imi s’do kishe shanse jo ti po asnjë të ma merrte, prandaj rrugën e keni të lirë.

Nuk dihet si do të përfundojë ky debat mes vajzave, megjithatë deri tani gjërat nuk duken aspak të qeta.