Celebrities Live From Tirana Showbiz

Pse në Shqipëri gjithnjë paguajnë meshkujt, ja ç’mendim ka Eni Shehu!

I ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike ishte gazetari Eni Shehu. Ai u shpreh për shumë gjëra, duke përfshirë turizmin në Shqipëri dhe mangësitë qa ai ka. Gjithashtu, Eni tregoi si duket në këndvështrimin e tij fakti që në vendin tonë gjithnjë meshkujt paguajnë.

Lidhur me turizmin, Eni shprehet se Shqipëria ka shumë vende të mrekullueshme për të vizituar. Megjithatë, pavarësisht paizazheve magjepsëse që vendi ynë ka, është një çështje që e penalizon zhvillimin e turizmit, siç shprehet Eni.

Çmimet janë një tjetër faktor që kanë ndikuar në rënien e fluksit të turistëve. Duhej të ishte bërë një rikonceptim, pasi vijmë nga një vit shumë i vështirë. Ka vend për rishikim dhe përmirësim.

Ndërkohë, gjatë intervistës nuk mund të mbetej pa u diskutuar dhe lidhur me temën e ditës, që bënte fjalë pikërisht për faktin se në Shqipëri gjithnjë meshkujt paguajnë. Eni duket se nuk ndihej i bezdisur nga ky fakt, por mjaftonte që gjithçka të ishte reciproke.

Duhet të jetë reciproke, e dyanshme. Kur kthehet në abuzim duhet të kesh diçka me veten, pse ky njeriu të sheh si bankomat?

Këto e të tjera u diskutuan gjatë ditës së sotme në një episod shumë të veçantë, me një temë mjaft interesante. Gjithashtu, Eni Shehu ishte në një intervistë ku diskutoi mbi detaje të rëndësishme rreth turizmit në Shqipëri, dhe solli momente shumë pikante teksa u shpreh për temën e ditës.