Celebrities Gossip Showbiz

Pse Nevina Shtylla ishte skeptike për pjesëmarrjen e saj në klipin e Capital T?

Fotografia që Capital T dhe Nevina Shtylla publikuan në llogaritë e tyre në Instagram i bëri të gjithë të mendojnë se kjo e fundit do të jetë pjesë e klipit më të ri nga reperi dhe në fakt kështu rezultoi.

“Buzëqeshja” e prezantueses bukuroshe duket t’i ketë rënë në sy Capital-it dhe kështu nisi bashkëpunimi mes tyre. Megjithatë, Nevina e ftuar në “Wake Up” ka treguar se si erdhi ftesa nga reperi dhe gjithashtu, zbuloi se në fillim ishte skeptike nëse duhej ta pranonte apo jo.

Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capital-it, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike së më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi. Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit.

Teksa kujtojmë se Nevina, pak muaj më parë, kur u pyet nga ndjekësit e saj nëse është në një lidhje apo ‘single’, ajo nuk ngurroi të ‘thyejë akullin’ dhe dhe të tregojë një selfie të sajin ku shfaqet në krahë me partnerin e saj, prej të cilit zbuloi shumë pak. Është përfolur prej vitesh tanimë lidhja e moderatores me juristin Arbër Myftari dhe dukeqënëse, Nevina rezervohet për jetën e saj private në publik, me këtë hap ajo i çoi gjërat në një tjetër nivel.