Celebrities Gossip

Pse njerëzit po mendojnë se Kate Middleton mund të jetë shtatzënë?!

Prej kohësh janë përapur disa aludime nëse Kate Middleton dhe Princi William do ta zgjerojnë apo jo familjen mbretërore me një bebush të katërt. Spekulimet janë nxitur edhe më shumë pas një mungese publike 60-ditore nga Kate. Diçka e tillë i ka bërë fansat në rrjet të mendojnë se çifti i Kembrixhit po fsheh një shtatzëni të katërt.

Nga ana tjetër, ekspertët mbretërorë janë të gatshëm për të ndarë disa supozime në lidhje me shanset që ka familja Kambrixh të shtohet me një bebush. Bashkë-krijuesi i “True Royalty TV”, Nick Bullen njihet si një studiues i familjes mbretërore dhe në një intervistë të kohëve të fundit me “Us Weekly”, ai tregoi saktësisht pse William dhe Kate ndoshta e kanë mbyllur me kaq zgjerimin e familjes, duke mbyllur kështu zërat e thashethemeve.

Unë them se ata mendojnë se kanë një familje mjaft të përsosur. Mendoj se Kate gjithmonë ka dashur të ndjekë prindërit e saj, Carole Middleton dhe Michael Middleton, që kanë një familje prej pesë anëtarësh. Ajo tani e ka arritur atë familje dhe mendoj se ndoshta do të ndalen këtu.

Bullen dha disa arsye të tjera për parashikimin e tij, përfshirë historinë e shtatzënive shumë të vështira të Kate dhe axhendën e ngarkuar të saj dhe Princit William. Po ashtu, vlen të theksohet se, kohë më parë, gjatë një vizite zyrtare në Bradfor, kur u pyet nëse do të donte ta zgjeronte familjen, Kate u përgjigj:

Unë nuk mendoj se William dëshiron më shumë fëmijë.

Rikujtojmë se, Kate Middleton ka falenderuar trupat në RAF Brize Norton për pjesën e tyre të ndihmës në evakuimin në Afganistan. Dukesha e Kembrixhit u takua me ata që mbështetën evakuimin e britanikëve nga Britania e Madhe dhe ata që ndihmuan gjatë konfliktit, nga aeroporti i Kabulit muajin e kaluar.

Gjithashtu, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë duke u përgatitur për rolet e tyre si Mbret dhe Mbretëreshë e ardhshme. Nuk ka çift më të mirë për të udhëhequr monarkinë sesa ata, sipas njërit prej ndihmësve të tyre të mëparshëm. Jamie Lowther-Pinkerton, i cili ishte sekretari i tyre privat nga viti 2005 deri në vitin 2013, ka dhënë një intervistë duke folur për rolin më të madh që ata tani po luajnë në familjen mbretërore. Ai beson se kur të jetë koha që çifti të rritet në punët kryesore, ata do të jenë plotësisht të përgatitur.