Health & Beauty

Pse nuk duhet të veshim të njejtat pizhame për dy ditë rresht?!

Sa shpesh i ndryshoni pizhamet tuaja?! Njeriu mesatarisht i ndryshon pizhamet e tij çdo 13 netë. Femrat zakonisht presin deri në 17 netë për të ndryshuar pizhamet e tyre.

Shumica e femrave mbajnë shumë pizhame në garderobën e tyre saqë harrojnë t’i ndërrojnë. Në këtë artikull do të njiheni me disa nga problematikat që shkaktojnë pizhamet në trupin tuaj nëse i mbani më shumë se disa ditë veshur, pa i ndërruar.

Ju mund të transferoni mikrobet në veshjet e tjera. Kur vendosni pizhamet tuaja në lavatriçe, bakteret e tyre mund të kalojnë në të gjitha rrobat e tjera. Nëse i keni veshur rrobat e natës për 2 javë rresht, larja nuk do të jetë në gjendje të heqë qafe shumicën e mikrobeve dhe ato do të transferohen në rroba të tjera që më pas vijnë në kontakt me lëkurën.

Ndikon në cilësinë tuaj të gjumit. Njësoj si çarçafët e pastruar mund t’ju japin një ndjenjë relaksimi, fjetja me rroba të pastra ju bën të ndiheni gjithashtu të freskët.

Përkeqëson alergjinë tuaj. Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit ose keni çrregullime të tjera të frymëmarrjes, fjetja me pizhame të veshura më shumë se dy netë mund të shkaktojë dëme serioze. Mikrobet do tërhiqen nga dysheku dhe rrobat tuaja të gjumit, duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen. Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit, është më mirë të ndryshoni pizhamet tuaja çdo natë.

Mund t’ju shkaktojë puçrra. Kur nuk i ndërroni rrobat e gjumit, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në pëlhurë. Kur djersitni në gjumë, pizhamet tuaja thithin djersën, duke shkaktuar puçrra.

Do të marrin erë të keqe. Rrobat tuaja të gjumit thithin djersën, duke krijuar një mikroklimë perfekte për bakteret. Ata lulëzojnë në vende me lagështi dhe të errët, duke krijuar erëra të këqija dhe duke prishur gjumin tuaj.

Mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar. Kur vishni të njëjtat pizhame natë pas nate, sistemi juaj imunitar lufton vazhdimisht kundër mikrobeve, ndërlikimeve të frymëmarrjes dhe alergjive. Të gjithë këta faktorë mund të dobësojnë trupin tuaj, duke e bërë më të vështirë për t’ju mbrojtur nga viruset.