Celebrities Gossip Showbiz

Pse romanca e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u kthye në një makth?!

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë qenë dyshja perfekte e Hollywood-it ku e gjithë ecuria e romancës së tyre u pëlqye shumë nga fansat. Ishin një ndër çiftet më të pëlqyer edhe pse romancës së tyre u duk se i erdhi fundi kur Brad Pitt u njoh me Angelina Jolie. As Jennifer as Brad nuk e kanë pranuar asnjëherë faktin se martesa e tyre përfundoi për shkak të Angelinës por janë shprehur që thjesht gjërat nuk ecën ashtu siç duhet mes njëri-tjetrit. Ata u njohën për herë të parë në një takim nëpërmjet menaxherëve të tyre, ku nga aty u bënë miq me njëri-tjetrin por që vendosën ta çonin shoqërinë e tyre në një tjetër nivel pas katër vitesh. Pasi ata u lidhën u bënë çifti më i dashur i showbiz-it ku njerëzit në të gjihë botën filluan të interesoheshin më shumë për lidhjen e tyre.

Pyetja se pse romanca e tyre u kthye në një makth merr përgjigje duke parë ecurinë mes dy yjeve të hollywood-it. Pas njohjes me njëri-tjetrin, ata vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre në 12 Shtator 1999 kur ecën të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin në festivalin e 51 të “Primetime Emmy Awards”.

They made their red carpet debut in 1999

Po në nëntor të atij viti në një koncert ata u fotografuan në krah të një rrokeri teksa i tregonin unazën e fejesës që Jennifer mbante në gisht, ku thuhet se Brad shpenzoi afro 500,000 $ për të. Ata vendosën që në 29 korrik të 2000 ta finalizonin të gjithë romancën e tyre me martesën madhështore. Dasma e tyre qe padiskutim një nga më të mëdhatë që të famshmit kishin organizuar deri atëherë.

Showing off Jen's engagement ring on stage with Sting

Në shkurt të 2004 ku edhe angazhimi i Jennifer në serialin më të famshëm “Friends” përfundoi, ajo u shpreh në një intervistë se tashmë ishte gati që të kishte një fëmijë. Por mesa duket nuk ishte e shkruar që martesa e tyre të zgjaste aq shumë sepse pas pesë vitesh gjithçka mori fund. Pas ndarjes Brad Pitt njohu gruan e tij të dytë Angelinën teksa xhironin filmin “Mr & Mrs Smith. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të marrëdhënies mes tyre Jennifer dhe Brad janë akoma shumë miq të mirë me njëri-tjetrin.

Brad and Angelina met on the set of Mr & Mrs Smith
Jennifer dhe Brad vendosën që të divorcoheshin në janar të vitit 2005 edhe pse pas shtatë viteve lidhje. Ata insistuan se ndarja e tyre nuk kishte të bënte fare me thashethemet që qarkullonin për Brad dhe Angelinën. Gjithçka e bukur mes tyre duket se mori fund përfundimisht kur Brad filloi të shfaqej përkrah Angelinës nga ana tjetër Jenniferit ju desh më shumë kohë që ta “merrte” veten nga ajo ndarje.

Rrugët e tyre u ndanë përfundimisht kur Brad u martua me Angelinën dhe Jennifer me aktorin Justn Theroux. Kur çdo gjë u duk së mori drejtim, në shtator të vitit 2016 ishte Angelina ajo që firmosi dokumentat e divorcit me Brad. Gjithashtu edhe Jennifer deklaroi se ishte ndarë nga Justin. E teksa tani të dy ishin përsëri single, në 50-vjetorin e ditëlindjen së saj Jennifer e kishte ftuar Brad dhe ai nuk kishte ngurruar të shkonte. Vitin e kaluar ishin po ata të dy që në një dalje në tapetin e kuq në “Screen actors Guild” u shfaqën nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo u duk se mund të ishte një shenjë për një ribashkim të mundshëm. Asnjëri nga ata të dy nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe vazhdojnë të shprehen se janë ende miq shumë të mirë.Pictures like this get fans very excited about a reunion