Fashion

Pse shumica e të brendshmeve të femrave kanë një fjongo në pjesën e parme?!

Ky detaj që ndodhet pothuajse në çdo pjesë të parme të të brendshmeve të femrave, për shumë shfaqet e lezetshme dhe femërore, por shumë të tjera e ndjejnë të bezdisshme dhe e heqin atë.

Por a e keni menduar ndonjëherë arsyen që fshihet pas saj? Pse ajo ndodhet në pjesën e parme?!

Një pyetje e tillë është shfaqur në një forum në internet, “Reddit”, ku u hap një diskutim rreth arsyes që fshihet pas fjongos.

Aty janë parë teori nga më të ndryshmet, të cilat e kanë një rrjedhë logjike mjaft të fortë. Shumica kanë pohuar se mbathjet më parë kanë qenë pa një llastik në skajet e tyre, që tani përdoret për të mbajtur të brendshmet më pranë trupit, të fiksuara. Ndërsa më parë i qepeshin shirita anash dhe lidheshin më pas në pjesën e parme të tyre.

Ky është një shpjegim tepër logjik dhe bën shumë sens pasi ndryshe do të ishin mjaft të vështira për t’u veshur nëse do të lidheshin në pjesën e pasme dhe jo praktike.

Ka dhe një pjesë tjetër që mendon se fjongo në pjesën e parme të të brendshmeve është një simbolikë pasi në të shkuarën femrat zgjoheshin shumë herët në mëngjes, para lindjes së diellit dhe duhet të visheshin në errësirë të plotë apo nën praninë e dritës së qirinjve. Fjongo e vendosur në pjesën e parme i ndihmonte të kuptonin se në cilën anë duhen veshur ato dhe të orientoheshin më lehtë.

Edhe pse sot nuk kemi probleme të këtij lloji, mendohet se detaji i fjongos qëndron ende për të mbetur në një formë tradite dhe simbol i prejardhjes së tyre dhe historisë që mbartin.