Celebrities Fashion Gossip Music

Pse stili i Kurt Cobain po ndikon edhe pas 30 vitesh në veshjet tona…

Këngëtari, kompozitori dhe muzikanti i njohur amerikan, Kurt Cobain ka qënë pjesë e grupit rock ‘n’ roll “Nirvana”, si kitaristi, vokalisti dhe kompozitori kryesor i grupit. Në vitin 2019, një triko e djegur me cigare, e cila nuk ishte larë për tre dekada, u shit në një ankand në New York për 334 mijë dollarë dhe thuhet se është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një veshje të thurur.

Një dritë e gjelbërt për markat e njohura dhe pikërisht në koleksionet e këtij sezoni të “TOM FORD”, “Alexander McQueen” dhe “Comme des Garçons”, do të gjeni këtë stil të trikove dhe veshjeve të asaj kohe. Shitësit e quajtën “guri i shenjtë” sepse veshja e kitaristit të “Nirvana” i frymëzoi edhe pas 30 vitesh. Duket se ky stil, nuk do të dalë kurrë nga moda.

Albumi i grupit muzikor “Nirvana” i publikuar 30 vite më parë, ofroi një dalje risi për një audiencë globale dhe arriti të zgjeronte ndikimin e saj tek njerëzit përfshirë vendet si Brazili, Poloni dhe Japoni. Ndërsa “Nevermind” shënoi 30 vjetorin e tij, kurioziteti të shtyn të zbulosh se si albumi ndikoi personalisht tek fansat dhe muzikantët në të gjithë botën. Thuhet se ‘‘Nevermind’’ ka shitur mbi 30 milionë kopje në të gjithë botën, duke e bërë atë një nga albumet më të mëdhenj në historinë e muzikës.

Ndikimi i tij ka infiltruar në film, letërsi dhe modë. Gjurmët e bandës arritën edhe në Brazil ku diktatura e kohës zgjoi ndjenjën e muzikës së re në treg. Fundi i diktaturës zgjeroi gamën e tingujve rock, punk dhe post-punk në Brazil, megjithatë përshkruhet një vonesë pothuajse një dekadë pas kulmit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Por pavarësisht kohës, të rinjtë filluan të dëgjojnë të njëjtën muzikë dhe të veshin të njëjtat stile si artistët, pra kishte një homogjenitet kulturor që ndoshta nuk ishte parë më parë.

Nga të gjitha llogaritë e bëra, mënyra e veshjes së “Nirvana” lindi nga nevoja. Duke ardhur nga klima e ftohtë dhe e lagështira e këtij cepi veri-perëndimor krahinor të Shteteve të Bashkuara dhe me pak para, grupi sulmoi dyqanet e ushtrisë, duke arritur në pamjen e tyre tradicionale. Fakti që ata zotëronin kaq pak veshje do të thoshte se vazhdonin të shfaqeshin të njëjtat artikuj. Cobain edhe pse i vetëdijshëm për peshën e tij, vishte triko të gjera dhe dy palë xhinse për të nxjerrë më në pah figurën e tij dhe nuk ishte kundër që këto veshje ti vishnin edhe gratë.

Cobain ankohej duke thënë se:

Fëmijët nuk interesohen më për muzikën rock ‘n’ roll siç interesoheshin brezat e tjerë më parë. Tashmë është kthyer vetëm në një frymëzim mode. Sot, triko është përsëri pjesa më e preferuar e rock ‘n’ roll në veshjet tuaja.

Kur “Marc Jacobs” solli këtë stil në botën e modës, reagimi ishte armiqësor. Në fakt, ndikimi i stilit të Cobain mund të ndihet akoma, në çdo gjë, nga këmishat e pizhamat e “Gucci-t”, te bluzat e firmës së njohur “Balenciaga”e deri tek xhinset e “AMIRI-t”. Por një veshje ka marrë vëmendjen më shumë se çdo gjë tjetër dhe ajo është trikoja.

Cobain u fotografua shpesh herë i veshur me triko të gjera. Por, veshja që ka bërë më shumë bujë është ajo gjatë regjistrimit të “MTV Unplugged In New York” në vitin 1993. Ai kishte veshur një triko në ngjyrë jeshile të errët mjaft komode. Cobain ishte përpara kohës së tij në shumë mënyra. Jo vetëm në veshje dhe tendencat e fundit por edhe në mbështetjen e kauzave progresive. Nëse jeni seksist, racist, homofob ose në thelb një budalla, mos e blini këtë CD,” shkroi ai në shënimet e albumit të tretë dhe të fundit të grupit.