Design

Pse ta heqim pemën e Krishtlindjeve kur mund të ndjekim shembullin e Nadias.

Sezoni i festave është një nga më të pëlqyerit për të gjithë ne. Gjithmonë presim me padurim që të zbukurojmë ambientet dhe vendet që ne frekuentojmë më shumë, por pasi mbarojnë këto festa të bukura dhe neve na duhet që t’i kthehemi realitetit shpesh herë heqja e tyre na bën dembel. Më saktë askush nuk do t’i heqë zbukurimet apo pemën e vitit të ri. Por nëse ju realisht nuk do të doni që këtë vit ta hiqni pemën e Vitit të Ri, Nadia ka një zgjidhje.

Nadia Colucci, nga San Diego në Kaliforni.Për të mos i thënë lamtumirë simbolit kryesor të Krishtlindjes, ajo krijoi “Holi-Trees”. Kjo është një metodë e bukur për ta lënë pemën të zbukurar gjatë gjithë vitit por në bazë të festave të ndryshme.

Pavarësisht se disa prej festave nuk festohen në Shqipëri ju përsëri mund të krijoni një ide të cilën edhe mund që ta aplikoni gjatë vitit bazuar tek disa festa që edhe ne kemi, siç mund të jetë 28-29 Nëntori, Dita e Verës apo edhe shumë të tjera.

Por ja si ka zgjedhur Nadia që ta zbukurojë pemën bazuar në këto festa të caktuara.

Shën Valentin
Halloween
Pashkët
Festa e Pavarësisë
Saint Patrick
Dita e Falenderimeve
Karnavalet