Celebrities Music Showbiz

Pse Taylor Swift nuk mori pjesë në ceremoninë e MTV Music Video Awards?!

Këngëtarja e njohur Taylor Swift zgjodhi të anashkalojë pjesëmarrjen në MTV VMAs mbrëmë pavarësisht nominimeve të saj të shumta. Artistja ka qenë e nominuar në katër kategori përfshirë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë Pop”, “Regjia më e mirë” dhe “Regjia më e mirë artistike”.

Edhe pse vendndodhja e saktë e Swift nuk dihet ende, këngëtarja është parë së fundmi në Irlandën e Veriut, ku i dashuri i saj, Joe Alwyn, po xhiron filmin “Conversations with Friends”. Swift dhe Alwyn nuk kanë bërë ende debutimin e tyre si çift në një tapet të kuq së bashku, por ajo nuk ka harruar që të përmendi partnerin në fjalimin e saj në “Grammys 2021”. Ajo u shpreh teksa mori çmimin “Albumi i vitit” se:

Falenderoj Joe, i cili është personi i parë që i këndoj çdo këngë që e shkruaj dhe që kam kaluar kohën më të mirë me të në karantinë.

Ndërkohë, vitin që lamë pas u aludua për një martesë të Joe dhe Taylor, megjithëse nuk është bërë ende një konfirmim nga dyshja. 31-vjeçarja duket se kësaj radhe nuk ka fituar asnjë çmim në MTV Video Music Awards 2021. Shfaqja u mbajt në Barclays Center në Brooklyn dhe u transmetua në MTV me Doja Cat në rolin e prezantueses.

Rikujtojmë se, këtë vit, nga artistet shqiptare me famë botërore e nominuar ka qenë vetëm Dua Lipa. Këngëtarja ishte e nominuar në kategoritë si “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”. “Kënga më e mirë e vitit” është fituar nga Olivia Rodrigo. Justin Bieber ndërkohë i cili kishte më shumë nominime, arriti të merrte çmimin “Artisti më i mirë i vitit” dhe “Kënga Pop më e mirë”.