Bota Travel

Pse të blesh një apartament kur mund të jesh pronari i një ishulli? Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë!

Po sikur të mund të blini ishullin tuaj privat për të njëjtin çmim si një apartament privat? E pabesueshme por e vërtetë. Mund të themi se ju ka trokitur fati në derë për t’u bërë pronar të një ishulli sepse në Skoci një ishull i vogël shitet për 350,000 £.

Bëhet fjalë për Ishullin Pladda, në brigjet e Arranit. Ky vend mjaft i veçantë përfshin një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një helikopter dhe një far të cilët datojnë që prej viteve 1790. Çmimi që shitet ishulli është i barabartë me atë të një apartamenti me tri dhoma gjumi që mund të blihet në Glasgow ose Edinburg.

Ky ishull është më i lirë se çmimi mesatar i një prone në Londër. Ishulli prej 28 hektarësh ka qenë bosh për disa vite dhe ka nevojë për rinovim përpara se të mund të jetohet përsëri. Pladda iu shit 30 vjet më parë stilistëve Derek dhe Sally Morten, të cilët janë aktualisht pronarët legjitimë të tij. Prona është rreth 50 kilometra milje nga Glasgow.

Pamjet shtrihen në brigjet e Kintyre dhe Ayrshire, në Ailsa Craig dhe madje edhe në Irlandën e Veriut në një ditë të kthjellët Shitja vjen në një kohë kur çmimet e banesave së fundmi arritën një rekord të lartë.  Skocia ka një çmim mesatar prej 201,549 £, Uellsi është 219,281 £ dhe Irlanda e Veriut është 187,833 £ sipas huadhënësit hipotekor Halifax.