Celebrities Gossip Showbiz

“Pse ti shkove?” Butrint Imeri publikon pak nga kënga e re dhe ne po na ngjan shumë me një dedikim!

Butrint Imeri duket se ‘ja ka marrë dorën’ hiteve dhe nuk ka të ndalur. Vetëm dy muaj pas publikimit të “Dale”, këngëtari paralajmëroi me anë të një Instastory se do të sjellë një projekt të ri muzikor.

KUKU, një tjetër hit

Kënga e re mban titullin “Kuku” dhe dita ditës Butrinti po na zbulon informacione të reja nga projekti i tij muzikor. Pas titullit, këngëtari ka publikuar një Instastory ku duket një vizatim i trupit dhe portretit të tij me lot në sy shoqëruar me disa ‘mesazhe’ që duken të jenë pjesë e këngës.

Pse ti shkove? Ti e din kush je kon për mu! Qysh ike pa mthon asnjë fjalë!

“KUKU” duket se është një këngë e ndjerë dashurie, nga ato që Butrinti ka treguar se di t’i këndojë më mirë. Ende nuk dihet nëse kjo këngë është ndonjë dedikim nga ai, megjithatë na mbetet të presim për detaje të reja nga vetë këngëtari.

Së fundmi, Butrinti po përflitet për një lidhje të mundshme, megjithatë vetë këngëtari ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale duke i mohuar këto spekulime. Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet lajmeve në një mënyrë shumë ironike. Ai ka postuar një fotografi të ‘photoshop-uar’ në Instastory ku shfaqet pranë një tigri dhe një vajze të veshur në mënyrë shumë provokuese. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e këngës së Ledrit: “Unë jam single plus kam mas shumti femra!” Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje.