Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Pse u shkëput për një kohë të gjatë nga muzika? Këngëtarja Jonida Maliqi zbulon gjithçka në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Jonida Maliqi për të na folur rreth këngës së saj më të re, “Need you”. Fillimisht, pse u shkëput Jonida për një kohë të gjatë nga muzika?

Ishte çështja e mëmësisë ajo që më shkëputi, unë i kisha kaluar etapat e karrierës muzikore. Të kënduarit për mua ishte prioritet, të qenurit 100% vetja pa bërë kompromis. Përsa kohë se kam patur synimin e të fituarit të ardhura gjithçka ka ardhur në mënyrë organike. Nuk kam nevojë për të bërë promo masive. Kam kuptuar që nuk hyj në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, e bëj vetëm për kënaqësinë e shpirtit tim, të atyre që e duan muzikën time, gjithçka vjen në mënyrë natyrale.

Emocionet që Jonida ndjen pas publikimit të një kënge cilat janë?

Lumturohem, nxjerrë në dritë një krijesë të re. 48-72 orë rri e dëgjoj, shoh detaje, shoh edhe performancat, mendoj që këtë e ka çdo artist. E shijoj gjithçka, nuk jam në atë fazën që ‘obobo çfarë ndodhi’, dua të shoh vetëm anën pozitive. Arti që kam bërë ndër vite, jam shkolluar, kam dhënë jetën time duke u rritur në skena, e dua mikrofonin, e dua të bukurën, i dua njerëzit, kam fituar një lloj rehatie dhe te të gjitha këto produksione dua të marrë më të mirën. Në momentin që diçka më jep stres iki dhe largohem.

Planet për të ardhmen?

Kam 3 materiale muzikore, po punoj, dua t’i realizojë me klipe, të kem sa më shumë këngë të reja këtë vit.