Celebrities Gossip Showbiz

Pse Ylli Limani nuk do që mamaja e tij të shohë këto foto?

Ditën e djeshme, Ylli Limani i dedikoi fjalët më të ngrohta mamasë së tij me rastin e ditëlindjes ashtu siç di vetëm ai.

Këngëtari që ka fituar zemrat e ndjekësve me zërin e tij të ëmbël dhe tekstet e ndjera në këngë ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një seri fotografish. Aty dukej Ylli teksa konsumonte duhan dhe alkool, ndërkohë që qëndron i ulur mbi një makinë. Ajo që na bëri përshtypje është mbishkrimi me të cilin Ylli ka shoqëruar këto foto.

Mos ia dërgoni mamit këto foto nga mbrëmja e djeshme!

Mesa duket, Ylli nuk do që mamaja e tij të shohë djalin e saj teksa ‘abuzon’ me shëndetin.

Ndërkohë që disa miq të tij të famshëm kanë vazhduar shakanë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ja pason duke i thënë se ja ka dërguar fotografitë mamasë tanimë dhe Alban Ramosaj që tregon se ju ka bërë ‘screenshot’ për t’ja treguar.