Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohen shifrat e shikimeve/Ceremonia e Oscars 2023 mund shpullën e vitit të kaluar!

Oscars 2023 kishte shikueshmërinë më të mirë në tre vjet sipas ‘Nielsen Company’, e cila deklaroi se ky edicion i Çmimeve të Akademisë grumbulloi 18.7 milionë shikues, duke kaluar ngjarjet e famshme të Grammy, Emmy dhe Golden Globes. Sipas njoftimit për shtyp të ABC-së, shikueshmëria ishte nga të rriturit nga mosha 18 deri në 49 vjeç dhe tejkaloi tre eventet e fundit.

Grammy në CBS grumbulloi 12.5 milion shikues, Emmys që u zhvilluan në shtator në NBC kishin 5.9 milion shikues dhe Golden Globes morën 6.3 milionë shikime në janar. Ceremonia e së dielës po zhvillohej ‘kokë më kokë’ me “The Last of Us” të HBO -së, i cili kishte finalen e sezonit në të njëjtën kohë me shfaqjen e çmimeve dhe sipas ‘Variety’, ai gjithashtu theu një rekord të vetin duke pasur 8.2 milionë njerëz që e ndiqnin.

Për herë të parë që nga viti 2018, Oscars u rrit me 12% nga vlerësimet e vitit të kaluar. Çmimet Oscar me shikueshmëri të madhe ishin në vitin 1998 kur “Titanic” fitoi çmimin e filmit më të mirë duke rrëmbyer vëmendjen e 55.3 milionë njerëzve, ndërsa shifrat më të ulta ishin në vitin 2021 me 10.4 milionë.

Producenti i Oscars, Glenn Weiss ka folur për ‘Hollywood Reporter’ ku përmendi se kishte pritshmëri të mëdha për ngjarjen e këtij viti. Glenn gjithashtu vlerësoi paraqitjen e Jimmy Kimmel gjatë shfaqjes. Ai u shpreh:

E dini çfarë, ju vetëm duhet të shpresoni. Ajo që ne donim të bënim ishte të dilnim dhe të bënim një shfaqje që njerëzit do ta pëlqenin vërtet dhe një shfaqje për të cilën njerëzit do të flisnin. Ne mendojmë se e arritëm këtë. Unë me siguri shpresoj që dita e ardhshme të japë lajme të mira në frontin e vlerësimeve, por sido që të jetë, mendoj se ishte një mbrëmje e suksesshme. Para së gjithash, mendova se Jimmy bëri një punë të shkëlqyeshme. Fjalimet ishin plot pasion dhe nga zemra.