Lancio Music Showbiz

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Miley Cyrus dhe Dua Lipa

Prej muajsh tashmë përflitej për një bashkëpunim të mundshëm mes Miley Cyrus dhe Dua Lipës por deri para pak ditësh këto ishin vetëm spekulime.

Megjithatë, artistet të cilat ndajnë dhe një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën konfirmuan bashkëpunimin e tyre dhe papritur kemi dhe lançimin e saj. “Prisoner” quhet kënga më e re e këngëtareve, pjesë e albumit të ri të Miley, “Plastic Hearts”.

Klipi i këtij projekti muzikor ka vetëm pak orë që është publikuar dhe fansat menjëherë kanë shprehur opinionet e tyre duke thënë se ky bashkëpunim ishte kaq i papritur saqë nuk ishin gati për këtë shpërthim të vajzave.

Ka nga ato komente që thonë se Miley e ka bërë Duan si vetja, të egër, pa frikë e pa limite! Po ju çfarë mendoni për klipin e këngës “Prisoner”?