Sport

Publikohet formacioni zyrtar ndaj Izraelit, Uzuni e Broja në sulm!

Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes. Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot 5 ndryshime në formacion, duke ulur në stol Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin e Seferin, teksa Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.

Marrin vendin në formacion Veseli në treshen e mbrojtjes, dyshja e Empolit Asllani-Bajrami dhe Uzuni e Armando Broja në majë të sulmit, që do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë. Nga ana tjetër, Izraeli e nis me skemën 4-3-3 aty ku Solomon i Shakthar Donetsk, Weissman i Valladollid dhe Abada i Celtic.

Izraeli (4-3-3): Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada