Sport

Publikohet lista e futbollistëve më të paguar në botë!

Futbolli padyshim që është prekur nga pandemia globale. Kjo ndikoi që çmimet e lojtarëve të zbresin si pasojë e krizave financiare. Shumë klube u përballen me probleme financiare dhe nuk arritën që të transferojnë lojtarët e duhur apo më të shtrenjtë në merkato. Së fundmi, CIES, Opservatori Ndërkombëtar i Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë për vitin 2020.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë padyshim dy nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, por çuditërisht ata janë jashtë kësaj liste. Përpara Ronaldos ndodhen lojtarë si Achraf Hakimi i cili është njëkohësisht dhe lojtari më i shtrenjtë në Serie A me një vlerë prej 113,7 milion euro. Ylli portugez vlerësohet me 47 milion euro dhe ndodhet i 131 në këtë listë. Pak më mirë, pozicionohet rivali i tij, Leo Messi, në vendin e 97 me 54 milion euro.

Në krye qëndron sulmuesi i Man.United, Marcus Rashford që vlerësohet me 165 milion euro. Në vendin e dytë ndodhet Erling Haaland i Borussia Dortmund me 152 milion euro. Lista vijon me Trent Alexander-Arnold, Bruno Fernandes ndërsa vetëm në vendin e pestë renditet Kylian Mbappe me 149,4 milion euro. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe talente si Jadon Sancho, Joao Felix, Alphonso Devis, Raheem Sterling dhe Kai Havertz.

Lista