Auto & Moto Tech

Publikohet lista e plotë e makinave më të shitura gjatë muajit qershor!

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga “JATO Dynamics” bazuar në rezultatet e shitjes së makinave në 26 vendet e BE-së, vetëm në muajin qershor janë regjistruar rreth 1.268.683 makina të reja. Kjo është një rritje prej 13 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, por akoma mbetet një shifër e vogël nga qershori i vitit 2019, ku blerësit porositën 1.47 milion makina të reja.

Nëse vërehet lista e 10 modeleve më të kërkuara në qershor, mund të shihet që në vend të parë favoriti më i madh, qendron “Volkswagen Golf” dhe e ndjekur më pas nga “Tesla Model 3” që zuri vendin e dytë. Ajo që surprizoi ishte rezultati i “Dacia Sandero”-s së ri, që është renditur në të vend të tretë përsa i përket makinës më të shitur në BE gjatë muajit qershor.

Rikujtojmë se, prodhimi i Cybertruck të Tesla, kamioni i parë elektrik i prodhuesit të famshëm të automobilave, është shtyrë deri në vitin 2022. Kjo duket se vlen për versionet me një motor të vetëm dhe versionet tre-motorësh të automjetit. Mirëpo, kjo vonesë nuk është një surprizë e madhe për ata që kanë ndjekur nga afër lajmet lidhur me Cybertruck. Kur CEO i “Tesla”, Elon Musk e zbuloi atë në vitin 2019, plani ishte që Cybertruck-ët e parë të dilnin nga linja e montimit në fund të vitit 2021.