Celebrities Film & Tv

Publikohet më në fund traileri i serialit të shumëpritur “Pam & Tommy”!

Aktorët e njohur Lily James dhe Sebastian Stan do të portretizojnë rolet e Pamela Anderson dhe Tommy Lee në serialin e shumëpritur, “Pam & Tommy”, i cili do të jetë i disponueshëm në platformën Hulu në muajin shkurt. Drama me 8 episode ndjek marrëdhënien mes yllit të atëhershëm të “Baywatch” dhe bateristit të “Motley Crue”, të cilët u martuan më pak se 7 ditë, pasi u takuan në vitin 1995.

As Anderson dhe as Lee nuk janë të përfshirë në prodhimin e serialit, të shkruar nga Rob Siegel dhe D.V. DeVincentis me regji të Craig Gillespie. James, e cila pritet të ketë një rol në serial si një hap në karrierën e saj dhe Stan udhëheqin kastin që përfshin gjithashtu Seth Rogen, Nick Offerman, Andrew Dice Clay dhe Taylor Schilling.

Seriali, producentët ekzekutivë të të cilit janë Rogen dhe Evan Goldberg, do të shfaqet premierë më 2 shkurt në platformën Hulu. Rikujtojmë, se të gjithë kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria e aktores 32-vjeçare, Lily James me Pamela Anderson, në këtë serial. Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Lily shfaqet e veshur me bikinit ikonike të Pamela Anderson.

Imazhet janë shkrepur gjatë kohës që xhiroheshin seritë më të reja të serialit. Pamela Anderson nga ana tjetër e ka cilësuar këtë serial të ri si një kopjim shumë të dobët dhe ka premtuar publikisht se nuk do e shikojë kurrë. Ju sjellim në vëmendje se Pamela para disa muajve është martuar në fshehtësi me truprojën e saj Dan Hayhurst.

Dyshja kanë bërë celebrimin gjatë Krishtlindjes dhe burime pranë tyre konfirmuan se ata janë më të lumtur se kurrë dhe se Pamela më në fund ka gjetur një burrë të vërtetë që e trajton atë siç duhet. Kujtojmë se martesa e fundit e aktores zgjati vetëm 12 ditë me regjisorin Jon Peters ndërkohë që në total ajo figuron të jetë martuar 6-të herë.