Showbiz

Publikojnë lajm fals reagon Dua Lipa: “Është gënjeshtër e turpshme”

Ditën e kaluar tabloidi “The Sun”, shkroi se xhirimet e klipit të ri të Dua Lipës u ndërprenë për shkak se ajo dhe stafi i saj nuk po zbatonin rregullat anti-COVID.

Ishin banorët e lagjes ata të cilët lajmëruan policinë kur panë njerëz pranë shtëpive të tyre që nuk po mbanin as maska e as distancë nga njëri-tjetri. “The Sun” shkroi se policia ndaloi xhirimet e klipit të ri të këngëtares me origjinë shqiptare, duke shkaktuar kështu reagimin e saj.

Me anë të një statusi të gjatë të publikuar në Insta Story, Dua Lipa zbulon si qëndron e vërteta. Ajo shprehet se asgjë që shkruhet nuk është e vërtetë dhe janë avokatët e saj të cilët po merren me zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Është krejtësisht e pavërtetë. Është një nga gënjeshtrat e shumta që është publikuar nga kjo media për mua gjatë këtij viti. Avokatët e mi i dërguan një letër redaksisë ditën e sotme. Është e turpshme që disa media britanike kanë më të rëndësishme shitjen e gazetave, sesa ndjenjat e personit për të cilin po flasin. Ka patur shembuj edhe më të këqinj se kaq vitet e fundit lidhur me të tjera figura publike në Angli, por unë do të bëj qëndresën time të vogël” -shkroi Dua e irrituar.