Bota

Punëtorët publikë në Moskë, detyrim vaksinimin anti-COVID!

Në Moskë të Rusisë të gjithëve punëtorëve me role publike, do t’u kërkohet të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19. Sipas dekretit, për disa punëtorë, përfshirë parukierët, shitësit me pakicë, shoferët e taksive, bankierët, mësuesit dhe përkthyesit, vaksinimi do të jetë i detyrueshëm.

Rusia ka ofruar vaksina për publikun që nga viti i kaluar, por norma e vaksinimit mbetet e ulët, ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 është në rritje, sidomos në Moskë.

Më shumë se 12 mijë njerëz janë në spitale… Sa i përket sëmundjes, ne tashmë jemi në nivelin e kulmit të vitit të kaluar, -tha të mërkurën kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të shtunën se vetëm 18 milionë nga 144 milionë qytetarët e Rusisë janë vaksinuar.

Dekreti i qytetit të Moskës thotë se menaxherëve të ndërmarrjeve u kërkohet që së paku 60 për qind e punëtorëve të tyre të marrin dozën e parë të vaksinës deri më 15 korrik dhe dozën e dytë deri më 15 gusht. Një mekanizëm për të monitoruar vaksinimin do të ngrihet më 1 korrik.

Të mërkurën në Rusi u konfirmuan 13 mijë e 397 raste të reja me COVID-19  prej tyre, 5 mijë e 782 në Moskë.

Në 24 orët e fundit, Moska regjistroi 75 viktima nga sëmundja.