Aktualitet

Punime në rrjetin elektrik, probleme në furnizimin me ujë në Durrës!

Sot dhe nesër nuk përjashtohen problemet në furnizimin me ujë të pijshëm, në disa lagje të Durrësit, në qytet, si dhe në fshatra. Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Ujësjellës-Kanalizime Durrës, UKD bëhet e ditur se në dy stacionet e pompave të ujit në Fushë Kuqe e Fushë Milot mungon energjia elektrike në orarin 09:00 deri në 17:00, pasi do të kryhet remoni i linjës 110 kilovolt. Kjo ndërhyrje mund të shkaktojë dhe problemin e furnizimit me ujë në disa lagje të qytetit e të fshatrave.

Njoftimi zyrtar:

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit si dhe zonën e fshatrave. Në dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike, pasi OST do të kryejë remonin e linjës 110 kilovolt. Stakimi i energjisë në këto dy stacione fillon nga ora 09.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00. Për këtë arsye mund të ketë çrregullime në grafikun e furnizimit me ujë të zonës së shërbimit.

Ndërhyrjet në zonat ku do ketë mungesë të energjisë elektrike do të kryhen gjatë ditës së sotme nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).