Aktualitet

Punimet nga Kryqëzimi Rinas-Qafë Kashar, devijohet lëvizja e makinave!

Për shkak të punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas-Qafë Kashar, nga sot devijohet lëvizja e automjeteve. Duke kërkuar mirëkuptimin e bashkëpunimin e drejtuesve, Policia Rrugore njofton marrjen e disa masave.

Njoftimi:

Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve që do nisin në orët e para të mëngjesit të datës 10.01.2022, për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar-Vorë-Rinas. Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.