Aktualitet

Punimet për segmentin rrugor Kryqëzim Rinas-Qafë Kashar, ja si devijon trafiku për në aeroport!

Policia ka bërë me dije se do të ketë devijim të trafikut për shkak të punimeve  për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas).

Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

-Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas, në drejtim të aeroportit, do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

-Mjetet  do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje të autostradës.

-Të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

Njëkohësisht drejtuesit e automjeteve mund të përdorin edhe kalime të tjera  alternative në rrugë dytësore.