Celebrities Gossip Showbiz

Pushime apo projekt? Ledri Vula dhe Sara Hoxha na zbulojnë pak nga udhëtimi i tyre!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. E ditën e sotme Ledri ka postuar një foto me Sarën teksa na kanë treguar se po udhëtojnë. Nuk e dimë ende destinacionin apo nëse janë pushime apo ndonjë projekt i Ledrit, por ajo që na kanë treguar është momenti që mezi presin të niset avioni dhe të mund të flenë.

E padyshim mes artistëve duetet janë shumë të preferuara nga ndjekësit e tyre e një postim i fundit i Ledrit na ngre dyshimet se mund të kemi një surprizë prej tij dhe mikut e njëkohësisht artistit të madh, Ermal Fejzullahu. Dyshja janë nisur së bashku për një koncert në Itali dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne një ‘selfie’ që na bën të shpresojmë se mund të presim një këngë prej dyshes.