Celebrities Gossip Showbiz

Pushime në çift! Xhensila dhe Besi shfaqen më romantikë se kurrë në…

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Prej shumë vitesh tanimë dyshja janë kudo bashkë edhe pse kohëve të fundit të shoqëruar nga vajza e tyre Ajka. Së fundmi, çifti na kanë treguar me anë të postimeve në rrjeteve sociale se ndodhen në Romë të Italisë. Ka qenë Xhensila ajo që ka publikuar disa Insastory nga Koloseumi së bashku me partnerin e saj.

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” tre muaj pas publikimit ka afro 15 milion klikime dhe sërish renditet në listën e ‘The Top List’.

Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre. Megjithatë, edhe pse jemi mësuar ta shohim këngëtaren bukuroshe gjithmonë tepër vajzërore, Xhensila pak ditë më parë na befasoi me një set fotografik ku shfaqej me flokët komplet të prerë shkurt dhe na la pa fjalë. Ajo duket payshim si një Úrsula Corberó shqiptare!