Showbiz

Puthi dhe preku në mënyrë të papërshtatshme një minorene gjatë koncertit, fansat akuzojnë Drake për pedofili

Një video e vjetër e reperit Drake duket se mbiu nga gjëkundi dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Teksa sapo kishte gjetur paqe nga betejat me reperët e tjerë të industrisë dhe problemeve të të qenit një baba i ri, Drake ‘kryqëzohet’ sërish nga fansat.

Në videon famëkeqe reperi shfaqet duke puthur dhe prekur në mënyrë të papërshtatshme një vajzë të mitur dhe teksa flirton live në skenë gjatë koncertit ai ndalon dhe e pyet për moshën.

Edhe pse zbuloi se vajza është vetëm 17-vjeçe ai nuk ndaloi flirtin duke i thënë se ajo duket mjaft tërheqëse dhe me forma shumë të zhvilluara për moshën e saj.

Kjo video megjithëse i përket viteve më parë, ylli i hitit “God’s Plan” është kryqëzuar nga fansat e tij për këto veprime aspak të hijshme duke thënë se ai nuk është asgjë më shumë sesa një pedofil.