Celebrities Film & Tv Showbiz

Puthje mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit në dhomën e surprizave, dyshja realizon foton e tyre “familjare”!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. E ndërkohë që Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë siç u tha Vëllai i Madh. Ky qëndrim duket se nuk ishte aspak i lehtë si për Luizin, po aq edhe për Kiarën. Megjithëse ai zgjati fare pak, Luizi përshkroi ndjesitë e tij teksa ishte larg Kiarës dhe tregoi mallin që ndjeu për moderatoren.

Së fundmi, ata kanë zhvilluar provën javore duke u kujdesur për bebin në dhomën e suprizave. Çifti është sjellur njësoj sikur të ishin prindër me të vërtetë, duke krijuar një situatë mjaft të lezetshme dhe mjaft humoristike. Teksa kanë qëndruar me njëri-tjetrin, ata janë përqafuar dhe kanë shfaqur emocione të mëdha.

Duke bërë një krahasim midis raportit të mëparshëm dhe këtij tani, Kiara dhe Luizi kanë ndarë edhe puthje duke bërë Arbanën e vogël të qeshte. Ata madje kanë realizuar edhe një foto “familjare”.